Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, beri me dije në një komunikim për mediat se 28 deputetë janë bërë bashkë dhe kanë bërë një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve.

 

Sula shtoi se qeveria ka interes të mbushë arkën e shtetit me para, ndërsa shqiptarët varfërohen.  Ai thotë se kjo qeveri nuk ka sjellë asnjë risi.

 

“Qeveria ka interes të mbushë arkën e shtetit me miliona euro. Këto miliona i merr nga xhepat e shqiptarëve . Qeveria vetëm pasurohet, ndërsa shqiptarët vetëm varfërohen. Kjo qeveri nuk ka sjelle asnjë risi dhe nuk ka mbrojtur konsumatorët”, tha ai.