Policia në shtetin verior indian të Uttar Pradesh, është në kërkim të një nuseje që qëlloi me armë në dasmën e saj.

 

 

Një video në rrjetet sociale tregoi gruan duke qëlluar katër herë në ajër, ndërsa ishte ulur pranë burrit të saj. Policia ka deklaruar se nusja është zhdukur nga ngjarja, duke bërë kështu të pamundur arrestimin e saj.

 

Të shtënat me armë gjatë dasmave janë të zakonshme në disa shtete veriore të Indisë dhe shpesh shkaktojnë lëndime dhe madje edhe vdekje aksidentale.

 

 

Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri në mënyrë të nxituar ose të pakujdesshme ose në nëpër festa, duke vënë të tjerët në rrezik, mund të përballet me dënim me burg ose gjobë ose të dyja.

 

Në vitin 2016, një gjykatë në kryeqytetin e Uttar Pradesh, Lucknoë, kishte urdhëruar që çdo rast i të shtënave me armë nëpër festa, duhet të hetohej pavarësisht nëse ishte paraqitur një ankesë në polici.

 

Sipas gazetës Times of India, videoja e nuses është regjistruar nga një i afërm, i cili e ka postuar edhe në rrjetet sociale.

 

Sipas policisë, gruaja është arratisur sepse kishte frikë nga arrestimi.