Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2022 kapën vlerën 21,033 milionë lekë, ose 9.16% më shumë se në 2021-shin.

 

Gjatë vitit që lamë pas, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,325,231 me  rritje prej 12.93%, krahasuar me 2021-shin.

 

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.75% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës kanë 8.01%.

 

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.16% të totalit të tregut.

 

Gjatë vitit 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,830 milionë lekë, ose 2.39% më shumë se në 2021-shin.

 

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-dhjetor 2022 kapën vlerën 4,445 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 11.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.