Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Prandaj kujdesi, kontrollet periodike dhe parandalimi mbeten arma më e mirë mbrojtëse për zemrën.

 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) bëri të ditur se më shumë se 8572 procedura kardiologjike janë kryer në spitalet publike gjatë vitit 2022.

 

Sipas FSDKSH, më shumë se 57 mijë procedura kardiologjike janë kryer që nga fillimi i kësaj pakete.

“Konkretisht në 2022 janë kryer 4556 Angiografi, 443 Pacemaker, 215 Angioplastikë, 3358 Angiografi/Angioplastikë”, theksoi FSDKSH.

Shërbimi i specializuar mjekësor, plotësimi i nevojave të çdo pacienti dhe financimi i paketave shëndetësore vazhdon pa ndërprerje me 100 % financim nga FSDKSH.

 

Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit.