Shtetet baltike dhe Polonia janë gati të bëjnë gjithçka për të provokuar një konfrontim të mëtejshëm me Rusinë, duke menduar pak për pasojat. Kështu u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai tha se këto shtete në vend që të luajnë një rol balancues dhe jo të tregojnë prirje ekstremiste në konflikt.
"Në përgjithësi, ne shohim një qëndrim mjaft agresiv nga përfaqësuesit e Balltikut dhe Polonisë “Me sa duket ata janë gati të bëjnë çdo gjë për të shtuar konfrontimin, ndoshta duke menduar pak për pasojat. Sigurisht është shumë e trishtueshme që në këto kushte, le të themi, drejtuesit e vendeve kryesore europiane që janë motori i të gjitha proceset europiane, për fat të keq, nuk po luajnë rol balancues dhe nuk po balancojnë përfaqësuesit me prirje ekstremiste”.