Afro 8,500 civilë konfirmohet të jenë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. 

 

Këto janë bilancet tragjike të bëra publike nga  Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

 

OHCHR tha se kishte regjistruar 22,734 viktima civile në Ukrainë nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022 deri më 9 prill 2023 – me 8,490 civilë të vrarë dhe 14,244 të plagosur.

 

Shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë “në mënyrë të konsiderueshme më të larta”, paralajmëroi OHCHR, sepse informacionet nga disa lokacione të vijës së parë si Mariupol dhe Severodonetsk ishin vonuar, dhe shumë raporte ishin në pritje të vërtetimit.

 

Shumica e vdekjeve të konfirmuara të civilëve ndodhën në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase që është nën sulm nga Rusia, sipas OHCHR, me 3,927 të vrarë në rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat kanë parë disa nga betejat më të përgjakshme në luftë deri më tani. Të paktën 1,894 civilë janë vrarë në territorin e pushtuar nga Federata Ruse kur ndodhën viktimat, tha OHCHR.