Trajneri i PSG, Christophe Galtier, është akuzuar për racizëm. Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2021, kur sapo kishte marrë drejtimin e Nice.

 

Sipas gazetarit sportiv, Romain Molina, Julien Fournier, ish-drejtor i Nice, e ka akuzuar me email trajnerin aktual të PSG për fraza raciste dhe diskriminuese në periudhën kur drejtonte kuqezinjtë e Francës.

 

Në shtator të vitit të kaluar, Fournier deklaronte: “Nëse them arsyen e vërtetë se pse u zumë, Christophe Galtier nuk drejton më asnjë ekip, as në Francë e as në Evropë. Ishin gjëra pa lidhje direkte me futbollin”.

 

Ngjarja të cilës i referohet ish-drejtori i Nice i referohet 9 gushtit të vitit 2021: “Hyri në zyrën time dhe më tha që duhet të kisha parasysh realitetin e qytetit, që nuk mund të kishim kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”.