Pulëbardhat kokëzezë (Chroicocephalus ridibundus) ofrjonë imazhe të mrekullueshme, përgjatë fluturimit të tyre në rezervatin e menaxhuar të liqenit të Shkodrës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot, në një postim në rrjetet sociale, momente nga fluturimi i tyre mbi liqen.

“Ky lloj shpendi parapëlqen habitate të tilla si: ligatinat dhe liqenet përreth brigjeve.

Përgjatë dimrit ju mund të hasni më shumë me to, pasi gjenden në numër më të madh. Pulëbardha kokëzezë ka një gjatësi trupi rreth 35-39 cm dhe koka e saj bëhet ngjyrë e zezë gjatë periudhës së riprodhimit dhe e bardhë me një njollë të errët mbrapa syrit, gjatë dimrit”, tha Kumbaro.

Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar në mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve dhe shpendëve në zonat e mbrojtura dhe në parqet kombëtare.