Ministri i Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në vendin tonë.

 

Ai do të pritet në takim nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ku më pas do të mbajnë edhe një deklaratë të përbashkët për mediet.

 

Sipas njoftimit zyrtar të MEPJ-së, pritet që palët gjatë diskutimeve të tyre të fokusohen përveç bashkëpunimit dypalësh, edhe në trajtimin e linjave kryesore të Presidencës së ardhshme spanjolle të BE-së. Në këtë kuadër do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi në forcim të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian, mes tyre.