Ilkay Gundogan vazhdon ta ketë të ardhmen e paqartë, edhe pse Barcelona mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me të.

Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe nuk e ka pranuar rinovimin e saj.

Lajmet e fundit nga Spanja raportojnë se Gundogan ka nënshkruar tanimë me Barcelonën, por ka qenë agjenti i lojtarit që e ka mohuar një gjë të tillë.

lhan Gündogan, xhaxhai dhe agjenti i mesfushorit turko-gjerman ka folur për AS, duke thënë se Ilkay është i fokusuar te City ku synon të fitoj tre trofe deri në fund të sezonit.

“Jam i befasuar se ku vijnë historitë për një marrëveshje. nga shumë javë më parë. Ende nuk ka marrëveshje me asnjë klub”.

“Nuk është vendosur ende se ku do të luajë në vitet e ardhshme. Ilkay ende mund të fitojë tre trofe të mëdhenj këtë sezon si kapiten i Manchester City. Kjo është e vetmja gjë në të cilën ai është i përqendruar për momentin”, ka thënë Ihan Gundogan për gazetën spanjolle ‘AS’.

Përveç gjiganti katalunas Barcelonës, në garë për lojtarin janë edhe PSG dhe Bayern Munich.