Një 35-vjeçar, banues në Tiranë, është vënë në pranga nga policia, pasi u kap duke kaluar kufirin e Morinës me lëndë narkotike.

 
 
 
 
 

Pas një kontrolli të imtësishëm, në automjetin tip “Benz” të 35-vjeçarit H. R, janë gjendur dhe sekuestruar me 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.