Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se infeksionet respiratore kanë arritur kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin.

 

Deri 17 mijë të prekur në jave raportohen me grip dhe me viroza të tjera respiratore, edhe pse shifrat reale janë shumë më të larta.

 

Sipas epidemiologut Artan Simaku, pavarësisht shifrave të larta ISHP nuk e konsideron epidemi gripin pasi sipas tij është një situatë e zakonshme për stinën ku jemi. Ai thekson se këtë periudhë rastet me koronavirus janë shumë më të pakta se ato me grip dhe viroza të tjera.

 

“Jemi në pikun e qarkullimit të gripit, por nuk është epidemi është një situatë e zakonshme dhe e pritshme për stinën, ka mbizotërim të qarkullimit të gripit kundrejt Covid. Që nga foshnjat e vogla disa muajshe deri  te moshat më të rritura të popullatës. I gjithë spektri moshor i popullatës janë të prekur nga gripi. Rreth 117 mijë raste me infeksione respiratore ku  përfshihet edhe gripi”-tha Artan Simaku.

 

Sipas epidemiologut pritet që pas 10 ditëshit të parë të shkurtiti të nisë ulja e rasteve.

 

“Jemi në majë të kurbës. Prej dy javësh jemi në pikun e qarkullimit të gripit. Nga eksperienca e viteve të kaluara trendi i rënies fillon pas javës së dytë të muajit shkurt”-tha Artan Simaku.