Zyra e Presidentit rus Vladimir Putin ka nxjerrë një dekret të ri, në të cilën thuhet se do të fillojnë kontrollet për bomba dhe eksploziv në makinat në rajonet me nivel më të lartë kërcënimi terrorist.

 

“Inspektimet e automjeteve që përdorin mjete teknike për zbulimin e armëve dhe eksplozivëve” do të fillonin në rajonet ku “është konfirmuar një nivel kërcënimi terrorist”, shkruhej në dekret.

 

Rusia që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë ka përcaktuar një kërcënim terrorist të nivelit “të verdhë”, që korrespondon me informacionin e konfirmuar për një akt të planifikuar terrorist, në një numër rajonesh që kufizohen ose janë afër Ukrainës.

 

Zyrtarët rusë i kanë përshkruar sulmet e artilerisë dhe ajrore kundër territorit rus si “terrorizëm” nga Ukraina, ndërsa  Kievi as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar rolin e tij në sulmet në territorin rus.