Një ditë nga ngjarja e rëndë qëu raportua të dielën në Tiranë, ku një 28-vjeçare u mbajt peng për gati 1 javë dhe u dhunua nga bashkëjetuesi i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli kanë dalë detaje të reja

 

Sipas Klan News 28-vjeçarja ndodhet aktualisht në spital dhe gjendja saj shëndetësore është e mirë. Gjatë 1 jave, ajo mësohet se kishte marrë plagë të shumta në trup.

 

Sa i përket të dashurit të saj, Bajraktaraj thotë se 31-vjeçari Gleard Gusholli dyshohet që të gjitha veprimet i ka kryer gjatë kohës që ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike, kjo dhe për shkak të drogës që u gjet në banesën ku u mbajt e dhunua 28-vjeçarja.

 

Dy të rinjtë, ishin në një lidhje prej gati 1 viti dhe bashkëjetonin.

 

Për rastin në pranga përfunduan edhe 4 persona të tjerë.

 

Dy prej të cilëve, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi, akuzohen se ndihmuan autorin të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Arjan Sheta dhe Besmir Nurçellari akuzohen për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave.

 

Policia ka mundur po ashtu të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes. 28-vjeçarja dhunohej dhe goditej me sende të forta, mes të cilave me këmbën e një karrigeje, që u sekuestrua në policia.

 

Ka qenë motra e autorit së bashku me një vajzë tjetër që e çuan fillimisht në ambientet e një klinike private në afërsi të komisariatit numër 2, 28-vjeçaren. Më pas kanë qenë mjekët e klinikës që kanë njoftuar policinë.

 

E teksa motra e autorit çoi të rënë për ndihmë mjekësore, bashkëshorti i saj e ndihmoi të arratisej, duke u bërë kështu bashkëpunëtor në krim.

 

Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. Sipas Klan News në deklarimet e para që ka dhënë para hetuesve, 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte.