Një çift shqiptarësh është përfshirë në një aksident në Veria të Greqisë. Mediat greke raportojnë se shoferi shqiptar po shkonte drejt Selanikut, ndërkohë që ka devijuar rrugën dhe është përplasur në parapetin mbrojtës të rrugës.

 

 

Gjatë përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e shoferit, dhe ajo shqiptare. Fill pas aksidentin gruaja është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Verisë.

 

 

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se një faktor ka qenë dhe lagështia në rrugë.