Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka bërë thirrje që në 14 maj qytetarët të votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

 

 

Meta gjithashtu thotë se fitorja në Elbasan me Luçiano Boçin do të jetë e sigurt.

 

STATUSI:

 

Të gjithë të votojmë për fitoren e këtyre kandidatëve të mrekullueshëm dhe gjeografia e fitores sonë do të jetë e jashtëzakonshme, sepse i kemi kandidatët e jashtëzakonshëm, që nga Kukësi me profesor Admir Sinematin dhe deri në Sarandë me përfaqësuesin e mrekullueshëm të shoqërisë civile Ardit Cikulin, që nga Durrësi me Super-Iglin dhe deri në Korçë me profesore Ledina Aliollin.

 

Ne do të fitojmë në Elbasan, që Elbasani t’i japi mendje të gjithë Shqipërisë, siç i ka dhënë gjithmonë, prandaj kemi dhe një profesor si Luçiano Boçi, një superkandidat.

 

Bashkë Fitojmë!