Një shqiptar ka pranuar se është përfshirë në një rrjet kontrabande njerëzish midis Britanisë së Madhe dhe Evropës kontinentale.

 

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ky grup përdorte gomone për të udhëtuar në Belgjikë, mblidhte emigrantët dhe i çonte në Margate të Kent-it. Përgjatë një viti, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, grupi kryente disa “rrugë”.

 

51-vjeçari, Banet Tershan, pranoi në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Nottingham Crown (NCA) të hënën, tëse kishte komplotuar për të shkelur ligjin e imigracionit.

 

Shokët e tij Arsen Feçi, 44 vjeç, Klodian Shenaj, 48 vjeç, Jetmir Myrtaj, 44 vjeç dhe irlandezi Desmond Rice, 46 vjeç, mohuan akuzat.

 

Ata do të përballen me një gjyq tjetër më 24 korrik.