Pandemia vazhdon të përbëjë një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

OBSH, pranon mendimin e Komitetit se pandemia Covid-19 “ka të ngjarë në një fazë kalimtare dhe vlerëson këshillën e Komitetit për t’iu qasur me kujdes këtij tranzicioni dhe për të zbutur pasojat e mundshme negative”.

 

Komiteti i Emergjencës së Coronavirus të OBSH-së ka pranuar se megjithëse nëntipet e Omicron që qarkullojnë aktualisht globalisht janë shumë të transmetueshme, ka pasur një “shkëputje” midis infeksionit dhe sëmundjes së rëndë, krahasuar me variantet e mëparshme shqetësuese.

 

Megjithatë, “virusi ruan aftësinë për të evoluar në variante të reja me karakteristika të paparashikueshme”.

 

Komiteti shprehu “nevojën për të përmirësuar mbikëqyrjen dhe raportimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve për të kuptuar më mirë ndikimin aktual në sistemet shëndetësore”.