Koreja e Veriut vazhdon me përgatitjet për një test bërthamor që është planifikuar këtë vit. Kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit Rus për Çështjet Ndërkombëtare, Andrey Kortunov, duke theksuar se retorika e udhëhequr nga SHBA-ja nuk do të mjaftojë për të ndalur synimet e Phenianit.

 

 

“Nëse Koreja e Veriut tregon vetë përmbajtje, do e bëjë këtë jo për shkak të disa deklaratave të Koresë së Jugut, SHBA-ve apo Japonisë, por për shkak të Kinës, pasi testet e Penianit, të kryera në veri, shkaktojnë shqetësim jo vetëm në kryeqytetet e kundërshtarëve gjeopolitikë në Republikën Popullore të Koresë, por edhe në Pekin dhe Moskë”, tha Kortunov në një deklaratë për TASS, një agjenci lajmesh ruse.

 

 

“Ne nuk mund ta fshijmë këtë mundësi. Testimet e raketave balistike tashmë janë duke u zhvilluar. Deklarata të ashpra po bëhen nga lidershipi i Koresë së Veriut. Testet bërthamore nuk mund të përjashtohen”, shtoi më tej ai.

 

Eksperti rus sqaroi se kjo deklaratë vjen pak para vizitës në Seul të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltengerg, që Koreja e Veriut nuk e sheh në mënyrë të favorshme.