Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteit Muhamet Rrumbullaku janë duke zhvilluar këtë të mërkurë takimin e 43-të të Policive të kryeqyteteve europiane.

 

Gjatë fjalës së tij kryepolici, Muhamet Rrumbullaku është shprehur se në fokus te konferencës do të jenë bashkëpunimi me partnerët dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë.

 

“Privilegj jetësor të gjendem këtu mes jush. Krimi është sot më shumë se kurrë pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja mënyrë është me anë të sigurimit të rendit. Për ta përmbushur efektivisht këtë mision duhet të bashkërendojmë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe idetë tona profesionale. Qëllimi i përbashkët për bashkëpunim për parametrat e sigurisë s’është vetëm deklarativ por edhe në praktikë. Në fokus të konferencës do jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi mes nesh përballë të cilave na ka vendosur krimi.”- tha Rrumbullaku.