Kohët e fundit në mediat rozë po laudohet se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Egli Tako i kanë dhënë fund lidhjes. Shkak është bërë fakti që Egli ka fshirë nga Instagrami fotot me Olsin. Dhe pse çifti ende ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram.

 

 

Nga ana tjetër, dyshimet u shtuan kur nëna e Olsit festoi ditëlindjen dhe një urim nga Egli mungoi. Gjë që mesa duket ka ngritur edhe më shumë dyshimet te ndjekësi e tyre.

 

Mirëpo, një urim nga Egli mungoi edhe në ditëlindjen e Olsit. Aktori festoi ditën e djeshme 25-vjetorin dhe në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta nga miq, kolegë e ndjekës. Por jo nga Egli.

 

Ajo ka postuar disa foto të natyrës në Instagram si për të treguar se nuk është pranë tij në këtë ditë. Ndërkohë tërhoqi vëmendje edhe statusi që Olsi bëri vetë në Instagramin e tij ku falenderonte familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe fansat por në statusin e tij nuk kishte asnjë rresht për dashurinë.