Pedagogët në të gjitha universitetet publike të vendit do të kenë 30% rritje të pagës.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha sot se vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.

 

“Vitin e kaluar në shtator ne morëm vendimin për rritjen me 15% të pagave të pedagogëve, ku sigurisht 7% u rrit nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë universiteteve. Këtë herë kemi marrë vendim për një rritje më të madhe, e cila do të jetë 30% në pagën e pedagogëve ku 20% do të jetë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë institucioneve të arsimit të lartë”, nënvizoi Kushi.

 

Ministrja Kushi u shpreh se “përfitues do të jenë 4237 punonjës, staf akademik i universiteteve”.

 

“Mësuesit dhe pedagogët do jenë në fokus të vëmendjes sonë”, tha Kushi.