Shumë shtete janë solidarizuar gjatë luftës në Ukrainë dhe kanë dhëne ndihma të ndryshme për vendin që po përballet çdo ditë me agresionin e ashpër rus.

 

Mes të tjerësh edhe Kanadaja ka ofruar ndihmën e  saj për Ukrainën dhe Presidenti Zelenskyy e ka falënderuar homologun e tij kanadez Justin Trudeau për këtë.

 

Në një postim në Twitter, ai tha se është mirënjohës për ndihmën ushtarake që Kanadaja i ka ofruar.

 

Ndër të tjera ai shkroi se Kanadaja dhe populli kanadez demonstrojnë se bota e lirë qëndron e fortë me Ukrainën, pasi kjo e fundit po mbron vendin e saj.

 

"Faleminderit, Kanada, për mbështetjen e vazhdueshme deri në fitoren tonë", përmbylli ai në deklaratën  e tij.