Ushtria japoneze është urdhëruar të jetë në gatishmëri për mbeturinat e mundshme të raketave, njoftoi media lokale, pasi sundimtari i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se kishte në plan të lëshonte satelitin e parë ushtarak të zbulimit të Phenianit.

 

”Ministri japonez i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada urdhëroi ushtrinë të jetë në gatishmëri më të lartë në rast se raketat e Koresë së Veriut bie mbi territorin japonez”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

 

”Përgatitjet përfshijnë vendosjen e raketave interceptore ”Patriot”, tip ”Advanced Capability-3”, me bazë tokësore, dhe anijeve luftarake shkatërruese të pajisura me ‘Aegis’ që mbanin predha interceptore tip ‘Standard Missile-3”, thanë burimet qeveritare për Kyodo.

 

”Gjatë një vizite në Administratën Kombëtare të Zhvillimit të Hapësirës Ajrore (NADA) të martën, Kim udhëzoi që sateliti ushtarak të lëshohej në datën e planifikuar”, njoftoi agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA, pa përmendur një datë specifike të nisjes.

 

Kim bëri thirrje që një numër satelitësh zbulues të vendosen në të ardhmen për të rritur  fuqishëm aftësinë e vendit për mbledhjen e informacioneve sekrete satelitore”, tha KCNA.