Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge në Itali.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Besnik Osmëni, i cili rezulton i dënuar me 8 vite burg nga shteti italian.

 

“Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Interpol Tiranës, në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi:

 

Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë”, tha policia.