Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, ka shënuar fitoren e 9-të në karrierën e tij në boksin profesionist.

 

Bakaj arriti të mundte me “knockout” kundërshtarin e tij të radhës në ndeshjen e zhvilluar në Bochum të Gjermanisë.

 

Pas fitores, boksieri shqiptar zgjodhi të festonte me plis në kokë, teksa në pjesën e majtë të gjoksit ka tatuzah shqiponjën dykrenare.

 

Boksieri nuk e ka fshehur entuziazmin për fitoren e tij të 9-të teksa ka nënvizuar se ëndrrat e tij po bëhen realitet.

 

“Ndeshja mbaroi me sukses me Knockout tani jemi 9-0. Ëndrrat tona po bëhen realitet, dua t’ju falenderoj nga zemra të gjithëve që keni ardhur me na përkrah, ju dua”, shkruan boksieri shqiptar.