Përfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja janë të shumta, por hulumtimet e reja tregojnë se ato mund të ‘anulohen’ si pasojë e ekspozimit në ajër të ndotur

 

Këto hulumtime nga britanikët kanë zbuluar se doza e ajrit të cilën e thithin të moshuarit kur ecin në qendër të Londrës më shumë shkakton dëme sesa të mira.

 

Edhe pse ecja aktive rekomandohet nga ekspertët si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetesës, hulumtuesit kanë zbuluar se ecja në ajër të ndotur mund t’i bllokojë arteriet dhe ta çrregullojë funksionin e mushkërive.

 

Për këtë studim janë testuar 119 persona mbi moshën 60 vjet – 40 prej të cilëve ishin të shëndetshëm, 40 kishin ndonjë sëmundje të mushkërive, dhe 39 prej tyre kishin sëmundje ishemike të zemrës.

 

Hulumtimet e mëhershme nga britanikët kanë treguar se ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur shpie në inflamacionin e enëve të gjakut, duke i përfshirë enët të cilat e furnizojnë zemrën

 

Ky studim është publikuar në revistën ‘The Lancet’.