Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi takimin e parë me drejtorin e ri të Cirkut Kombëtar, Klajd Ymeri, si dhe me ekipin entuziast të këtij institucioni.

 

Ministrja e Kulturës ndau në rrjetet sociale se në takim u diskutua mbi problematikat dhe vizionin për të ardhmen e Cirkut.

 

“Shumë shpejt do të nisë puna për realizimin e projektit të shtëpisë së re, që mendojmë të jetë shumë pranë Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, si dy institucione që japin e marrin me njëri-tjetrin”, është shprehur Margariti.

 

Ministrja ka falënderuar drejtorin e QKKF, Agim Bajko që e mbështeti Cirkun në ditë të vështira, duke i kaluar stafetën drejtorit të ri.

 

“Së bashku do ta kalojmë këtë periudhë tranzicioni, drejt ringritjes së artit të bukur dhe të dashur të cirkut”, përmbyll mesazhin ministrja e Kulturës.