Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama u ndal dje në qarkun e Dibrës, ku zhvilloi takime me qytetarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

 

Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga turi i takimeve nga Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia.

 

Kreu i PS-së thekson se në këtë qark “po fryn e fortë, era e besimit për të ecur vetëm përpara”.

 

Gjatë takimeve u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë për koalicionin e drejtuar nag Ilir Meta dhe Sali Berisha.

 

Ai ka theksuar se ata i kërkojnë bashkitë që t’i marrin peng për hallet e tyre personale./ATSH