Temperaturat në sipërfaqe të oqeaneve sa vijnë e rriten, e madje muajt e fundit kanë thyer rekorde. Kjo gjë ka vënë në alarm shkencëtarët.

 

Sipas të dhënave të analizuara nga Instituti i Ndryshimeve Klimatike të Universitetit të Maine, temperaturat ditore të sipërfaqes së oqeanit tejkaluan rekordin historik që nga të paktën 1982 në Prill.

 

Kjo do të thotë se ne jemi në një territor të paeksploruar, ndërsa ngrohja globale vijon të ndikojë ku për rrjedhojë ka ngjarjet ekstreme të motit që bëhen të zakonshme nga viti në vit.

 

“Kjo po bëhet qesharake,” shkroi në Twitter fizikani dhe eksperti i ndryshimeve klimatike Rober Rohde. “Për muajin e fundit [indeksi ditor] ka qenë vazhdimisht më i lartë se në çdo vit të mëparshëm dhe ende nuk tregon asnjë shenjë rregullimi.”

 

Por të tjerë argumentuan se një rritje e tillë duhet të pritet në këtë pikë. Biogjeokimisti i Institutit Oqeanografik Woods Hole, Jens Terhaar u shpreh se ky fenomen është shqetësues pasi sipas një studimi të botuar muajin e kaluar në revistën “Earth System Science Data” zbuloi se planeti ynë ka grumbulluar pothuajse po aq nxehtësi në 15 vitet e fundit sa ka pasur në 45 vitet e mëparshme, një shenjë shqetësuese se jemi në rritje të konsiderueshme të temperaturave globale.

 

Autorja e këtij studimi ka deklaruar se më e keqja është te fakti se ende nuk dihet pse po ndodh kaq shpejt ky ndryshim i madh.

 

Rekordi i mëparshëm i temperaturës së sipërfaqes së oqeanit u vendos në vitin 2016 gjatë një El Niño, raporton ScienceAlert. Sidoqoftë, El Niño tashmë ka gjasa të jetë i pranishëm thuajse çdo vit dhe të shtrihet në kohë.