Një shqiptar 52-vjeçar është arrestuar në Itali. Ai po lëvizte në rrugë ndërkohë që kishte një kilogram kokainë të fshehur në një kuti detergjentë në kapakun e makinës. Dhe nuk mendonte fare se policët mund të dyshonin.

 

Megjithatë duket se lëvizjet e tij të dyshimta me makinë, kishin tërhequr vëmendjen e policisë së shteit të Kazertës, të cilët ishin në shërbim të  angazhuar për të luftuar trafikun e drogës në zonë.

 

52-vjeçari shqiptar banues në San Cipriano di Aversa, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane”, u arrestua si i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Nga kontrollet e bëra në banesën e tij u gjetën 60 mijë euro dhe një makinë numëruese kartëmonedhash.