Periudhë e vështirë për Messin dhe Neymar te Paris SG. Tifozët parisien fillimisht kanë protesuar në selinë e klubit duke kërkuar largimin e Lionel Messit, ndërsa më pas janë zhvendosur në shtëpinë e Neymar, duke kërkuar të njëjtën gjë.

 

Kjo situatë e tensionuar erdhi, pasi Messi vendosi të mos rinovonte kontratën dhe u largua pa lejen e klubit për pushime në Arabinë Saudite. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se argjentinasi sezonin e ardhshëm do ti bashkohet kampionatit arab ku bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo, pasi i është ofruar një kontratë prej 400 milionë eurosh në sezon. Për protestat e tifozëve ka reaguar klubi i Paris SG, që është distancuar dhe pohon se një pjesë e vogël e tyre nuk përfaqëson vlerat e klubit.