Mesditën e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve” në Vlorë, një 53-vjeçar duke drejtuar automjetin “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

 

 

 

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet A. S., ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjëhershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.