Investimi në infrastrukturat e shërbimit për Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor vjen si një domosdoshmëri për të ofruar shërbim në kushte dhe standarde bashkëkohore, duke marrë parasysh që imazhi së bashku me kushtet e punës ndikojnë fuqimisht tek ekipi dhe qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhja tha se “DRSHTRR Durrës i është nënshtruar një ndërhyrjeje të plotë rikualifikuese të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor”.

Gonxhja tha se, “jemi të përkushtuar, ndonëse jemi me punime, bëjmë me dije se punimet nuk pengojnë asnjë nga shërbimet e ofruara nga DRSHTRR Durrës”.

Në një hapësirë prej 7,500 m2, kjo godinë do të ofrojë shërbime shtesë për qytetarët e pesë bashkive, Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë.