Një nga finalistet e Miss Universe 2022 ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare si pasojë e një aksidenti, ku bukuroshja ra nga një kalë.

 

Ish-modelja e fitnesit, Sienna Weir nga Sidnei u mbajt për disa javë në jetë me aparatura, por nuk mundi të mbijetonte.

 

Mediat australiane komentojnë se bukuroshja pësoi dëmtime të shumta pasi ra nga kali, pa dhënë më shumë detaje.

 

Familjarë dhe ndjekës të modeles reaguan në rrjetet sociale pas lajmit të kobshëm, duke shprehur ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme.