Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap me armë zjarri brenda një restoranti. Sipas policisë, i arrestuari, Luan Shpingari është person me precedentë kriminalë në fushën e krimit të organizuar.

 

 

Gjatë kontrollit në një restorant me vendndodhje në “Sarreç”, policia ka kapur Luan Shpingari dhe i kanë gjetur një pistoletë me polumba në fole. Në momentin kur është pikasur nga forcat e policisë, 47 vjeçari ka tentuar të arratiset me vrap.

Arma e zjarrit që iu gjet, i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Mësohet se Luan Shpingari është i përfshirë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.