Saranda u vizitua këtë javë nga kroçera “Silver Moon” e kompanisë se kroçerave “Silversea”, e cila u rikthye për vitin e dytë të saj në qytetin bregdetar.

 

Kroçera Silver Moone me gjatësi 180 metra kishte 546 pasagjerë në bord nga të cilët 229 shtetas amerikanë, 174 anglezë, 65 australianë dhe të tjerët nga vende të ndryshme.

 

Kroçera u nis nga ishulli grek i Mykonos dhe mbërriti në portin e Sarandës nga ku zbritën për të vizituar qytetin e Butrintit dhe site të tjera arkeologjike të Sarandës dhe zonës përreth.

 

Kompania “Silversea” do të vijojë të vizitojë Sarandën edhe me dy anijet e tjera të saj, Silver Quest dhe Silver Whisper, gjatë gjithë sezonit turistik të 2023.