Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

Osmani e informoi homologun e saj gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ajo tha se e falënderoi Steinmeierin për mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën euroatlantike.

 

E para e shtetit të Kosovës po qëndron për një vizitë në Britani të Madhe. Ajo mori pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles./klankosova