Një 41-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi ka transportuar me furgonin e tifozëve disa kapsolla plasëse me qëllim për t’i futur në stadium gjatë ndeshjes Partizani Kukësi.

 

 

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në furgonin e tij janë gjetur një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Tashmë materialet në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Transportoi lëndë piroteknike (kapsolla plasëse), me furgonin e tifozëve, me qëllim për ti futur në stadium, gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit.

Sekuestrohet një sasi me kapsolla plasëse.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Tiranë.

Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajten e ndeshjes Partizani-Kukësi, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip furgon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.