Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është mbyllur procesi i votimit për shtetasit turq, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Türkiye më 14 maj

Procesi i votimit për zgjedhjet në Türkiye filloi në Ambasadën turke në Tiranë dhe atë në Shkup më 5 maj, kurse në Ambasadën në Prishtinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Prizren më 6 maj, ndërsa është mbyllur zyrtarisht dje në orën 21:00 në të gjitha përfaqësitë në këto tri vende.

 

Po ashtu, procesi i votimit ka përfunduar edhe në përfaqësitë diplomatike të Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi.

 

Nga ajo që informojnë përfaqësitë diplomatike të këtyre tri vendeve në Shqipëri ishin të regjistruar 1.416 shtetas turq me të drejtë vote, në Maqedoninë e Veriut 4.107, kurse në Kosovë 2.192 qytetarë.

 

Procesi i votimit ka qenë i qetë duke mos u raportuar parregullsi.

 

Më 14 maj qytetarët e Türkiyes do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe do të zgjedhin mes katër kandidatëve presidencialë, 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për parlament.