Në derbin e Superligës së Zvicrës ndërmjet Baselit dhe Cyrihut, që përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 2-0, Taulant Xhaka bëri një gjest të pahijshme duke goditur rivalin e tij Nikola Katic me kokë, veprim ky për të cilin u përjashtua nga loja me karton të kuq.

 

Gjesti i tij u mor në shqyrtim nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit në Zvicër që sot ka marrë vendim për dënimin e Xhakës.

 

Për skenat e së dielës: 32-vjeçari është dënuar me tetë ndeshje, duke përfshirë edhe ato për shkak të tetë kartonëve të verdhë gjatë këtij sezoni..

 

Për veprimin e tij, Xhaka ka kërkuar falje përmes një shkrimi në “Instagram”, ku ka thënë se doli nga vetja dhe se ky nuk është modeli që ai duhet të japë si një kapiten i skuadrës.