Një aksident i rëndë është regjistruar në Durrës. Një 66-vjeçar duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë,  66-vjeçari ka humbur jetën.

 

“Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën”-njofton policia.

 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.