Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Bëhet me dije se i riu B.Gj., u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, në Memaliaj.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
NJOFTIMI:
Vijon operacioni “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, vihet në pranga një shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.
Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 32 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.