Këngëtarja dhe aktorja Halle Bailey, protagonistja e filmit të ardhshëm “Sirena e vogël”, u shfaq në premierën e shumëpritur të filmit në Hollywood me një fustan mahnitës nga dizajneri Valdrin Sahiti.

Fustani lidhet me temën e filmit, që do të jetë një version live-action (jo i animuar) i filmit të Disney-t të vitit 1989. Veshja duket e frymëzuar nga uji.

Ngjyra me shkëlqim e bën më vezulluese pamjen, ndërkohë që fustani duket si lëkura e lëmuar e një krijese deti. Bishti në fund si sirenë lidhet edhe më shumë me filmin.

 

“Faleminderit Halle Bailey që na zgjodhe ne për premierën botërore të ‘Sirena e Vogël’. Do të thotë shumë për mua dhe ekipin tim.” – u shpreh dizajneri Valdrin Sahiti në Instagram.Image