Bizneset që operojnë në afërsi të Nyjes së Fllakës, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, do të kenë akses në të dy anët e kësaj rruge, pa rrezikuar të shkaktojnë aksidente.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, ka përfunduar punimet në Nyjen e Fllakës.

 

ARRSH, në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore për hyrje-dalje në autostradën Tiranë–Durrës, ka mbyllur disa kalime të jashtëligjshme dhe pika të zeza për aksidente, siç ishte edhe Mbikalimi i Fllakës.

 

Ky projekt kosistoi në ndërtimin e katër rampave që lidhin Mbikalimin e Fllakës me zonën përreth.

Sipas ARRSH-së, janë vendosur guardrail në të gjithë gjatësinë e rampave hyrëse dhe dalëse.

Ndërsa janë realizuar dhe dy rrethrrotullime që lidhin rrugën ekzistuese me rampat e reja.