Edhe Hagia Sophia nuk hezitoi ta përdorte për të tërhequr votues, në kuadër të fushatës së tij zgjedhore, pasi partia e presidentit turk Erdoghan publikoi një reklamë komerciale… shndërrimin e tempullit të famshëm në xhami.

 

 

Reklama, e cila u ngarkua në rrjetet sociale nga partia në pushtet AKP, ka këto fjalë: “Stambolli i Turkos mund të shembet nëse ndryshon duart” dhe “personi i duhur e ktheu Hagia Sophia në xhami”.

 

Me shprehjen “njeriu i duhur” me siguri spoti i referohen presidentit të Turqisë.

 

“Lavdi ty Zot! Drejtësia u bë realitet. Koha e duhur është tani për të përqafuar historinë tonë. Njeriu i duhur për Turqinë ”, thuhet nder të tjera në spotin e AKP-së.

Hagia Sofia është më shumë se një kryevepër arkitektonike dhe ka qenë gjithmonë një simbol politik. Ndërtesa monumentale u ngrit në shekullin e gjashtë pas Krishtit nga perandori bizantin Justinian.

 

Kur osmanët pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltan Mehmeti II e shndërroi shpejt kishën në xhami. Edhe themeluesi i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturku, e përdori kishën për një akt me rëndësi të madhe simbolike: në vitin 1935, ai e ktheu Hagia Sofinë në muze. Turqia moderne është një vend laik, ky qe mesazhi i asaj kohe.

 

 

Me rikthimin në xhami të monumentit të famshëm të UNESCO-s në lagjen Fatih të Stambollit, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, synon t’u plotësojë dëshirat nacionalistëve turq, sepse për shumë prej votuesve të tij nacionalistë-islamikë, Hagia Sofia është simbol i pushtimit të Kostandinopojës së krishterë nga osmanët dhe i epërsisë së botës islamike.

 

Kritika ndaj vendimit

 

Patriarku Bartholomaios i Kostandinopojës, kreu i Kishës Ortodokse, u shpreh rreptësisht kundër shndërrimit të Hagia Sofisë në xhami. Hagia është një nga monumentet më të rëndësishme të civilizimit njerëzor dhe u përket jo vetëm pronarëve të tij të drejtpërdrejtë, por “të gjithë njerëzimit”, tha patriarku në Stamboll.

 

“Ndërtesa u ka shërbyer dy feve botërore për 1500 vjet pa pasur nevojë të ndryshojë rrënjësisht arkitekturën e saj,” thotë historiani Edhem Eldem nga Universiteti Bogazici i Stambollit. “Në të gjithë botën ka vetëm një numër të vogël kësi lloje ndërtesash. Dhe ne duhet t’i mbrojmë ato”. Hagia Sofia është simbol i një trashëgimie të përbashkët, universale njerëzore dhe i paqes midis botës islamike dhe asaj të krishterë, thotë historiani.