Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli vizituan disa nga shkollat dhe kopshtet e reja që janë në proces rikonstruksioni në këtë zonë.

 

Kushi ka theksuar ka vlerësuar punën që po bëhet për rikonstruksionin e institucioneve arsimore sipas standardeve më të mira bashkëkohore

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit bën të ditur se në Kamëz godinat arsimore të cilat po rikonstruktohen do të jenë gati për fëmijët dhe nxënësit tanë në shtator të këtij viti.

 

Në këtë Bashki puna vijon në gjimnazin “Gramoz Palushi” Babrru Qendër, në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari” Babrru Qendër, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan, çerdhja e Re, Paskuqan 1, shkolla 9-vjeçare “Fatos Lami”, Zallmner si dhe sholla 9-vjeçare “Demokracia” Valias.