Anxhela Peristeri gjithmonë na ka surprizuar me projektet e saj muzikore. Ama kjo ishte një surprizë e paparashikuar.

 

Këngëtarja me zërin më të veçantë në Shqipëri dhe jo vetëm, ka rikthyer në bashkëpunim me Gbanin një nga këngët ikonike të viteve 2000.

Bëhet fjalë për “Të dua”, për këdo që e kishte harruar, Anxhela dhe GBani sapo e rikthyen sërish në treg. E sigurisht suksesi është i garantuar, ashtu si me çdo këngë tjetër të Anxhela Peristerit.