Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku Vittorio D’Alleva, një burrë 88-vjeçar nga Orsogna, ndërroi jetë pasi pizhamet i morën flakë në momentin që po ngrohej me tharësen e flokëve.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur të dielën e 15 janarit. Atë ditë 88-vjeçari kishte ndezur tharësen e flokëve për tu ngrohur, por ai gjest në dukje i parëndësishëm i mori jetën.

 

I moshuari pësoi djegie të rënda në trup. D’Alleva ishte transportuar me urgjencë, me helikopterin e shpëtimit 118 në spitalin e Chieti dhe më pas u transferua në një qendër të specializuar.

 

Gjendja e tij, duke pasur parasysh edhe moshën, dukej serioze dhe vetëm pak orë më vonë i moshuari ndërroi jetë.