Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë një takim sot me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

 

Zyra e Kryeministri  Kurti njofton se sot në mëngjes ai ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune 1-ditore.

 

Atje, Kryeministri Kurti do të pritet në takim dypalësh nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

 

Bashkë me Kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.